Ditën e sotme ka marrë një tablo të qartë e gjithë rruga për në grupet e Europa League. Tashmë të gjitha skuadrat njohin rivalët që do të kenë përballë në fazën play off, teksa shorti i hedhur në Nion të Zvicrës ka përcaktuar gjithçka. Pas asaj ndeshje me Teutën, fati i kryqëzon sërish rrugën me shqiptarët Granadas.
Klubi spanjoll nuk pritet ta ketë të vështirë në turin e 3-të kundër Dinamos së Tbilisit, ndëra më tej mund të gjejë në play off “bandën e shqiptarëve”, nëse Lokomotiva e Zagrebit arrin të kalojë me sukses Malmon. Pjesë e kroatëve është bërë së fundmi edhe Sherif Kallaku. Ish-kapiteni i Teutës mund të ketë shansin e artë të hakmerret për skuadrën që e katapultoi në Europë, pasi bregdetarët u mposhtën me shifrat e thella 0-4 kundër Granadas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/