Ëndrra europiane vazhdon vetëm për Tiranën. Tre skuadrat e tjera të Superiores u ndanë me Europa League-n mbrëmjen e djeshme dhe tashmë gjithë sytë e shqiptarëve janë kthyer nga bardheblutë. Kampionët në fuqi kanë mundësinë të shkruajnë historiën e tyre dhe të prekin suksesin e arritur nga Skënderbeu, teksa vetëm një ndeshje i ndan nga grupet e Europa League.
Pak më parë është mbajtur edhe shorti i fazës play off në Nion të Zvicrës. Nëse goglat do i buzëqeshnin në shortin e parë, këtë herë fati nuk është më me skuadrën e Egbo. Kampioni e Zvicrës, Young Boys është klubi që do të jetë përballë Tiranës më 1 tetor për të vendosur se cili do të kalojë në fazën e grupeve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/