Zyrtare/ Marash Kumbulla flet për herë të parë si lojtar i Romës: Fola me trajnerin, më tregoi sesi duhet të luaja…

Marash Kumbulla është lojtari më i ri i Romës dhe tashmë është zyrtarizuar gjithçka. Pak minuta më parë ka ardhur edhe shpërndarja e fotografisë së parë ku Kumbulla mban veshur fanellën e kryeqytetasve, për t’i vendosur vulën edhe këtij transferimi. Mbrojtësi i Kombëtares ka dhënë intervistën e parë për faqen zyrtare të klubit duke treguar arsyet se përse firmosi me Romën. Fjalë këto që mund të xhindosin më tepër edhe Igli Taren, drejtorin sportiv të Lacios që e kërkoi prej një kohe të gjatë Kumbullën, por pa ia dalë dot në misionin e tij për të marrë dhe për t’ia dorëzuar Inzagit.

“Ka një emocion të madh. Kam takuar shokët e ekipit dhe më kanë mirëpritur. Të gjithë e kanë bërë këtë: “nga tifozët te klubi”. Menjëherë po përshtatem në mënyrën e duhur dhe shpresoj të shkojë kështu. Çfarë më bindi që të vija këtu? Klubi, trajneri, stafi, vlerat e ekipit dhe ngrohtësia e tifozëve. Të gjitha këto më bënë që të vija te Roma.

Fola me trajnerin Paulo Fonseca dhe menjëherë kishte një vlerësim shumë të mirë për mua. Menjëherë më shpjegoi sesa unë duhet të luaja dhe do të mësojë më mirë dhe të fitojmë bashkë. Kombëtarja e Shqipërisë më ka ftuar sërish, shpresoj që të vazhdojë kështu dhe të realizojë objektiva të rëndësishme edhe aty. Falenderoj tifozët e Romës për mikpritjen që më ofruan. Do të bëj më të mirën për të fituar dhe gëzuar me ta”, u shpreh Kumbulla. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *