Ferencvarosh arriti që të kalojë më tej në “Champions League” pasi mundi Dinamon e Zagrebit në shifrat 2-1. Goli i triumfit për ekipin hungarez u shënua nga Myrto Uzuni, që i jep kështu një fitore me peshë. Por në Kroaci nuk mund ta përtypin lehtë këtë humbje dhe të gjitha nervat e tyre i zbrazin te arbitri.
Deri diku edhe me të drejtë pasi u është anuluar një goli i rregullt në minutën e 16. Rezultati do të mbërrinte në shifrat 1-1, por gjyqtari ka gabuar duke e konsideruar si pozicion jashtë loje këtë realizim që me pamje të përsëritura duket qartësisht se është mëse i rregullt.
Gjithsesi autogoli i Myrto Uzunit do t’i dërgonte shifrat në 1-1 në minutën e 23, për të shuar shpresat e Zagrebit në minutën e 65, atje ku do të vinte edhe goli i fitores. Lirim Kastrati nuk mundi ta përtypte dot këtë humbje duke ia lënë fajin e eliminimit mungesës së VAR:
“Unë nuk ndihem mirë. Ne kemi shënuar një gol, të rregullt, nuk na e kanë quajtur. Këto ndodhin kur nuk është VAR. Jemi të gjithë të inatosur për shkakun e humbjes dhe se bëmë më të mirën. Ishim të pafat. Nuk kemi zgjidhje tjetër tani përveçse ta harrojmë këtë që ndodhi”, u shpreh Kastrati. /Sport Ekspres/