“Kukësi i favorizuar me Wolfsburgun“, Mirel Josa nuk i trembet gjermanëve: Duke parë lojën e Gegës…

Nesër do të jetë një e enjte e dedikuar kluve shqiptare. 3 ekipe të Kategorisë Superiore luajnë shansin e tyre në turin e dytë të Europa League, megjithëse në Shqipëri kanë mbërritur kundërshtarë të një niveli të rëndë. Por e pamunduara është bërë shpesh herë e mundur në futboll kohët e fundit dhe kaq mjafton që klubet shqiptare të besojnë në një kualifikim.

Në një prononcim për “Report TV“, një trajner që e njeh mirë rrugën e Europës si Mirel Josa, ka folur mbi përballjet dhe mundësitë që kanë Kukësi, Teuta dhe Laçi ditën e nesërme. Ish-trajneri i Skënderbeut nuk i trembet klubit gjerman dhe sipas tij verilindorët janë të favorizuar përballë Wolfsburgut, ndërsa më shanset më të mëdha për kualifikim i kanë kurbinasit.

Kukësi

“Wolfsburgu është një skuadër që shënon, por edhe pranon gola. Ndeshja është komplet e hapur. Me një takim është sfida dhe gol në fushë kundërshtare nuk ka dhe unë them se Kukësi është i favorizuar. Kjo sepse do të bëj lojën e saj, por duhet të jetë edhe shumë i përqendruar. Duke parë edhe mënyrën se si luan Gega Ëolfsburgu nuk do ta ketë aspak të lehtë“.

Teuta

“E para e punës duhet të dimë që luhet në orën 16:00 dhe kjo e favorizon Teutën. Rastësisht e pashë Granadën me Bilbaon në fundjavë dhe ishte me dy tablo. Në pjesën e parë nuk ishte e përqendruar në lojë, ndërsa në të dytën po“.

Laçi

“Laçi ka një skuadër më të mirë, më solide nga sezoni i shkuar. Laçin nga ekipet shqiptare e shoh më të favorizuar sepse e njeh këtë kundërshtar edhe më para“, ka thënë Mirel Josa./Halit Delibashi-Sport Ekpsres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *