Myrto Uzuni ka arritur të realizojë golin e parë me fanellën e Ferencvarosh. Sulmuesi shqiptar ka tundur rrjetën e Dinamo Zagreb për t’i dërguar shifrat në 2-1. Ky ishte goli i parë për lojtarin kuqezi dhe e realizon ndaj një njohje të vjetër, pikërisht ndaj kampiones së Kroacisë.
Uzuni ishte i pandalshëm duke e marrë topin nga mesfusha dhe duke kaluar portierin kundërshtar. Në pjesën e parë sulmuesi ynë realizoi një autogol në portën e tij duke mos e pasur fatin në krahun e tij. Menjëherë vjen shfryrja pas gjetjes së rrjetës ku nuk mungoi edhe shqiponja në festim. /Sport Ekspres/