Kthehet pas 351 ditësh pa futboll, lojtari shqiptar premtues gjen sërish fushën me AEK

Gilberto Gega, ishte ky talenti shqiptar që po shkëlqente me të rinjtë e AEK në Greqi. Performancat e tij do të ishin të një niveli të lartë aq sa mori vëmendjen e akademisë së Milanit, por njëkohësisht edhe Lionit që dërgojë vëzhgues për ta parë më nga afër këtë djalosh.

Fatkeqësisht fatin nuk e ka në krahë, të paktën jo në këto hapa të para. Pas një operacioni të bërë në gju Gega është kthyer sërish në fushën e lojës pas një mungese të gjatë prej 351 ditësh.

Rreth 25 minuta ka luajtur me AEK U-19 për të ndierë sërish aromën e fushës dhe me shpresën e madhe se do të kthehet në formën e mëparshme. Të gjitha mundësitë ekzistojnë që djaloshi të ringrihet edhe më i fortë pasi është vetëm 17-vjeç dhe te AEK vështrimi është hedhur pikërisht te Gilberto Gega. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *