“I kam thënë hajde te ne”, Gjici ngacmon Ramën për Partizanin: Të mos përfundosh në vend të 6-7, Kukësi rri vend i 1-2

Safet Gjici nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të marrë Olsi Ramën te Kukësi. Gjithmonë ka pasur edhe batuta të shkëmbyer mes tyre. Megjithatë duke pasur edhe një të vërtetë brenda pasi dera për drejtorin sportiv që është pjesë e Partizanit vazhdon të mbetet e hapur edhe te verilindorët.

I ftuar në një lidhje telefonike nga emisioni “Procesi Sportiv”, Safet Gjici ka pasur edhe një ngacmim për Olsi Ramën ndërsa u pyet nëse vazhdon ende oferta të mbetet në fuqi. “Unë i kam thënë që hajde te ne, të mos biesh në vendin e 6-7, pasi te Kukësi rri gjithmonë në vend të 1-2”. Kështu e mbyll me buzëqeshje intervistën e tij dhe një thumbim në distancë Gjici, ndërsa Rama ia kthen shkurtimisht: “Është larg shumë Kukësi”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *