Sfida e djeshme mes PSG dhe Marsellie nuk ishte aspak normale, ku si rrallë në histori u morën 5 kartona të kuq dhe u ndëshkuan gjithsej 15 lojtarë. Teksa ndeshja po shkonte drejt fundit një problem i Alvaro me Nejmar, si dhe një ndërhyrje e lojtarit të Marsellie ndaj atij të PSG, bëri që situata të agravoi në dhunë fizike nga të dyja skuadrat.
Nga personat që morën karton të kuq ishte dhe Nejmar, i cili goditi kundërshtarin e tij Alvaro. Braziliani nuk u ndje aspak i penduar, duke u shprehur në rrjete sociale se pengu i vetëm ishtë qe nuk e goditi në fytyrë.
Në “Tëitter” sulmuesi ka gjetur mjaft mbështetje për luftën kundër racizmit, teksa një numër i madh përdoruesish kanë rikujtuar ndeshjen Trabzonspor-Fenerbaçe. Në ndeshjen e parë të tyre lojtari i Fenerbaçes, Ferreira e etiketoi kundërshtarin e tij Zokora si “majmun”, shumë pranë arbitrit. Edhe pse rregullorja shkruan që në rast se përdor fjalë me përmbajtje ofenduese dënohesh deri në tetë ndeshje, megjithatë Ferreira ia doli të mungonte vetëm tre të tilla.
Por lojtarët e Trabzonspor nuk harruan. E gjithë skuadra kryente ndërhyrje makabre ndaj Ferreiras, të cilat dukeshin se nuk kishin fund dhe mbi të gjitha Zokora e turpëroi duke mos i dhënë dorën në ndeshjen pasardhëse. Ndiqni videon e kësaj ndeshje, e cila mbyllet me mbishkrimin, “kur nuk ka drejtësi ligjore, futet ajo njerëzore”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
What Neymar really should have done to Alvaro pic.twitter.com/k7lO0IQmn8
— . (@afcMarco_) September 13, 2020