Partizani nuk ka arritur në sezonin e kaluar që të sigurojë një vend në Europë duke dështuar me objektivat e vendosura nga ana e drejtuesve. Nëse ka një anë pozitive e gjitha kjo, është koha në dispozicion për trajnerin Daja që mund të shoh lojtarët dhe të përgatis më qetësisht kampionatin e ri.
Deri në këto momente të kuqtë po përgatiteshin në Elbasan, me lojtarët që ishin grumbulluar në njërën prej komplekseve në këtë qytet. Por së fundmi është vetë Partizani që njofton se ekipi ka udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut, do të qëndrojë në Ohër për shkakun e temperaturave më të përshtatshme. /Sport Ekspres/