Ndonjëherë klubi nuk është thjesht një tjetër aventurë në karrierën e gjatë të një lojtari. Vitet krijojnë një lidhje të atillë mes palëve, sa në fund është e vështirë të ketë një lamtumirë. I tillë është edhe rasti i Ever Banega-s Mesfushori argjentinas është larguar nga Sevilla pas 6 viteve ku ka mbajtur veshur fanellën eklubit të njohur spanjoll.
Megjithatë ka ardhur koha që rrugët të ndahen sërish. Një ndarje që ka rezultuar e vështirë për mesfushorin, që gjatë fjalës së tij nuk ka mundur t’i mbaj dot emocionet dhe lotët. Ndëkohë i është kthyer edhe njëherë atij episodi me trajnerin Konte gjatë finales së Europa League, ku i kërkon falje teknikut italian për fjalët e thëna në drejtim të tij. “Ishte një moment i nxehtë gjatë ndeshjes. Kontes i kërkoj falje nëse ajo çfarë i kam thënë e ka mërzitur“, thë Banega në lidhje me atë çfarë ndodhi mes tij dhe trajnerit të Interit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? La emoción de Banega en su despedida del Sevilla… AMOR a unos colores, AMOR a una camiseta… ?
?? El argentino dice adiós al club de su vida entre lágrimas
? Lo vemos todo a las 15.14 en #DeportesCuatrohttps://t.co/394j2U7wAq pic.twitter.com/XWJf9xIEnh
— Deportes Cuatro (@DeportesCuatro) September 11, 2020