Zhvillimet e fundit nga Zvicra/ Xhaka dhe Lenjani e bëjnë zyrtare, Bastien Toma shkon në Belgjikë

Lojtarët shqiptarë që ndodhen në Zvicër kanë marrë vendime të rëndësishme për karrierën e tyre në ditën e sotme. Fillimisht ishte Taulant Xhaka që konfirmoi qëndrimin e tij te Bazeli dhe rinovimin me gjigandët zviceranë deri në verën e vitit 2024. Mesfushori ishte shumë pranë kalimit te Beshiktashit dhe udhëtoi në Turqi për të mbyllur marrëveshjen e re, por mos marrëveshjet në minutën e fundit kanë ndikuar që të anulohej gjithçka.

Për të vazhduar më tej, Ermir Lenjani ka lënë Sionin për të mbërritur te Grashopërs. Një rikthim ky pas shumë vitesh për lojtarin shqiptar, pasi është rritur në këtë skuadër. Por nuk do të jetë i vetmi futbollist shqiptar i larguar nga Sioni, pasi hapat e tij i ka ndjekur edhe Bastien Toma. Ky i fundit ka gjetur dakortësinë me Genk në Belgjikë dhe ka ardhur zyrtarizimi, ndërsa vlerësohet si një lojtar me prespektivë të madhe. Aktualisht Toma mbron ende fanellën e Zvicrës U-21 dhe në rast se nuk do të ketë hapësirë te ekipi i parë me helvetët, do të zgjedh kalimin te Kosova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *