Jorgo Pëllumbi dhe Agon Elezi firmosin në Kroaci, do të luajnë me të njëjtën skuadër

Jorgo Pëllumbi dhe Agon Elezi kanë firmosur në Kroaci, atje ku do të jenë pjesë e skuadrës së Varazdin. Ky ekip është pjesë e elitës së Kroacisë dhe bëhet fjalë për një hap të rëndësishëm për të dy futbollistët, pasi shkëlqyen me ekipin e Skënderbeut.

Sipas asaj që mësohet, korçarët nuk kanë përfituar ndonjë shumë monetare për largimin e këtyre lojtarëve. Por kanë mbajtur një përqindje të kartonit dhe në rastin se do të transferohen në një skuadër më të madhe në të ardhmen, do të mbushet edhe arka e Skënderbeut. Për Agon Elezin u bë thuajse zyrtare kalimi i tij tek Boavista, por që është bllokuar në momentet e fundit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *