Oliver Giroud te Juventusi, do të përfitojë në pagë sa vlera e shitjes

Pas largimit nga Arsenali, Oliver Giroud nuk ka gjetur formën më e tij më të mundshme, teksa tek Chelsea nuk ka qenë asnjëherë lojtar stabël. Megjithatë pavarësisht “ngathtësisë” së tij në fushën e lojës, francezi është përherë një rrezik i vazhdueshëm për kundërshtarët. Largimi i mundshëm i Higuainit e ka detyruar skuadrën e Juventusit të kërkojë për zëvendësuesin e tij. Ditën e sotme në media ka dalë lajmi se klubi bardhezi ka arritur dakordësi të plotë me lojtarin, për të fituar 9 milionë euro në dy sezone.

Kontrata e tij pritet të jetë dy vjeçare, por tashmë drejtuesve u duhet të lidhin një marrëveshje me klubin e Chelsea, të cilët kërkojnë 5 milionë euro për ta lënë lojtarin të lirë.

Një shifër kjo mjaft “qesharake” për milionat që shpenzohen në futbolllin modern dhe që nuk është aspak problem për Juventusin. Megjithatë interesant fakti është që lojtari do të fitojë në një sezon aq sa është vlera reale e kartonit të tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *