Nga Klaudio Ndreca
Mediat në Slloveni kanë raportuar së fundmi se Endri Çekiçi do të transferohet tek Ankaragucu në Turqi. Transferimi i lojtarit shqiptar tek ekipi turk do të ishte një hap mbrapa për të, pasi skuadra në fjalë ka mbajtur vendin e parafundit në elitën e Turqisë, duke shpëtuar vetëm për shkakun e pandemisë dhe rregullave të reja që u vendosën nga ana e Federatës.
Ndërkohë “Sport Ekspres” mëson nga burime pranë lojtarit se ka ardhur edhe përgjigja e fundit sa i përket kësaj tratative. Vetë Çekiçi dhe njëkohësisht skuadra e Ljubjanës nuk e kanë pranuar ofertën e ardhur nga ana e skuadrës turke. Në fakt këta të fundit ofronin vetëm 350 mijë euro për blerjen e kartonit, e cila tingëllon qesharake pasi bëhet fjalë për lojtarin më të mirë të Ljubjanës. /Sport Ekspres/