Zyrtare/ Tirana përforcohet edhe me një tjetër mesfushor, vishet bardheblu Isac Gyamfi

Tirana vazhdon që të përforcohet me futbollistë që do t’i rrisin më tepër cilësitë organikës së bardhebluve, ndërsa në ditën e sotme kanë ardhur dy zyrtarizime. Sërish bëhej fjalë për një lojtar ganez, që do të nisë menjëherë stërvitjen me trajnerin Egbo.

Isac Gyamfi, është ky mesfushori qëndror që ka firmosur kontratën me Tiranën, atje ku ka qenë prezent edhe presidenti Halili. Tifozët presin me interes dhe kureshtje që të shohin këto përforcime të ekipit të tyre të zemrës sesi do të shfaqen në fushën e lojës, për të vlerësuar edhe merkaton e bërë nga ana e klubit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *