Pas ndeshjeve të Kombëtareve A dhe U-21, tifozët shqiptarë do të bëhen gati për të shijuar ndeshjet e turit të dytë të Europa Ligës, aty ku luajnë skuadrat e Superligës, si Laçi, Teuta dhe Kukësi dhe më vonë Tirana. Teuta dhe Kukësi kanë një test mjaft të vështirë, sepse do të përballen respektivisht me Granadën dhe Volfsbug.
Megjithatë, përveç skuadrave shqiptare, kjo fazë do të jetë mjaft e rëndësishme edhe për arbitrat shqiptarë, të cilët me punën e tyre kanë arritur të bindin UEFA-n, për t’i patur në dispozicion të ndeshjevs Arat (Armenia)- Fola ( Luksemburg) e vlefshme për fazën e dytë të eleminatoreve të Europa Ligës. Më poshtë keni listën e arbitrave të përzgjedhur, për ndeshjen e 17 shtatorit:
Enea Jorgji (arbitër kryesor)
Denis Rexha (anësor)
Dojando Myftari (anësor)
Cjapi Kreshniku (gjyqtar i katërt)