Analiza taktike/ 8 futbollistë të Shqipërisë për 1 sulmues të Lituanisë, problem lojtarësh dhe jo skeme 

Analiza taktike nga Oltijon Kërnaja për “Sport Ekspres” për ndeshjen Shqipëri-Lituani.

Shipëria kur duhet të fitojë, bëhet më e vogël se disa ekipe, që nuk e dinë se çfarë shije ka fitorja! Fitorja e fundit e Lituanisë në ndeshje zyrtare është 2-0  ndaj Maltës, në 11 tetor 2016. Shqipëria  vinte me rreshtimin: 1-3-5-2

Strakosha, Gjimshiti, Mihaj, Dermaku, Hysaj, Trashi, Abrashi, Gjasula, Laçi, Manaj, Sadiku.

Lituania me rreshtimin: 1-4-5-1

Svedkauskas, Vaitkunas, Palionis, Girdvainis, Mikolunas, Simkus, Dapkus, Lasiskas, Vorobjovas, Kazlauskas, Shimkus

Ajo bie ne sy se nga 5 lojtarët e mesit të fushës së Shqipërisë, asnjë nuk është lojtar krijues, të gjithë janë lojtarë mbrojtës. Nuk kuptohet arsyeja, se perse një ekip si Lituania, që luante me rreshtimin 1-4-5-1, i luajmë aq mbrapa, me 8 lojtarë mbrojtës, ku përballë kishin vetëm një sulmues. Ekipi ynë kombëtar kishte, akoma mendjen ne Minsk!

Portieri na shpëton 2 herë, por del gabimisht pa e kuptuar. Nëse del dhe nuk llogarit kohën, duhet të shkaktonte faull. Më mirë 0-0 dhe më të kuq, sesa 0-1 dhe me 11 veta ne lojë. Mbrojta jonë ishte shumë e shpërqendruar,  sulmuesi i vetëm i tyre arrinte t’ju bënte presing duke mos na lejuar të luanim topin shpejt, ndërsa vuajmë shpejtësinë e sulmuesit, në çdo top në thellësi. Mesi i fushës- 3 lojtar këtë ndeshje dhe asnjëri nuk kalon 40% të saktësisë në pasime dhe  0 pasime decizive për sulmuesit, topa horizontal, pa asnjë rrezikshmëri. Laçi debutues, duhet të djersisë më shumë që te fitoj bluzën e titullarit.

Abrashi dhe Gjasula ndiejnë presingun e lartë të lituanezëve dhe mungesën e Bares që të dali me topin dhe të fitojë metra, së bashku me duelet një kundër një. Sulmi shkon me 0 gjuajtje në portë në aksion. Vetëm një gjuajtje në total vjen nga Manaj me goditjen e dënimit. Nëse Manaj ishte lodhur nga tre ditë më parë, po Sadiku? Trashi-Hysaj! Nëse Trashi deri diku u përpoq, por pa rezultat, duhet më tepër punë për të zëvendësuar Agollin. Hysaj nuk ka vazhdueshmëri në Kombëtare, nuk shtyn dhe as nuk mbron. Gabon në pasat e thjeshta.

Në krahun e djathtë ishte dobët me 1-3-5-2, ndërsa në krahun e djathtë është skandal. Sa i përket zëvendësimeve, Uzuni tregoi se duhej nga minuta e parë, ndërsa Broja duhej aktivizuar që në fillimin e pjesës së dytë. Sadiku ishte tërësisht jashtë loje, dukej që në minutën e parë. Nuk është problemi te skema apo rreshtimi, 1-3-5-2 apo 1-4-3-3, por i lojtarëve që ke në organikë dhe nuk kanë më se çfarë të japin. Po vjen çasti i lojtarëve si Kamberi, Broja, Uzuni , Bare, etj.. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *