Telashe duken në horizont për dy talentet angleze, Foden dhe Greenwood, të cilët janë bërë pjesë e një skandali. Lojtarët kanë thyer rregullat disiplinore dhe ato anti Covid-19, teksa janë kapur duke futur vajza në hotelin e përfaqësueses së “tre luanëve”. Ngjarja ka ndodhur në kohën kur Kombëtarja angleze qendronte e grumbulluar në Islandë për ndeshjen e 5 shtatorit që u fitua me shifrat 0-1.
Tashmë të dy lojtarët pritet të përballen me ndëshkimin nga përfaqësuesja e tyre. Gjithçka u zbulua nga një video në rrjetin “Snapchat”, që është shpërndarë nga një prej dy vajzave që u futën në hotel nga Foden dhe Greenwood. Anglia do të përballet në ndeshjen e radhës kundër Danimarkës dhe pritet të shihet se cili do të jetë vendimi për dyshen e lojtarëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/