Nga Klaudio Ndreca
Kohë dasmash për lojtarët shqiptarë që të vetmen mundësi për të zhvilluar këto festime kanë periudhën e verës, kur e kanë disi më të lehtë për t’u shkëputur nisur nga mungesa e impenjimeve me klubet e tyre.
Odise Roshi ka vendosur t’i japi përfundimisht fund beqarisë së tij vetëm 24 orë para ndeshjes me Lituaninë, duke shfrytëzuar mbërritjen në Shqipëri. Një çift i bukur i formuar me partneren e tij Silvi, për të kaluar datën më të rëndësishme të jetës.
Nga ana tjetër edhe te Vedat Muriqi ka pasur vend për një dasmë, pasi është martuar motra e tij. Sulmuesi që pritet të zyrtarizohet te Lacio ndodhet për momentin në Prizren, për t’iu gjendur pranë motrës në këtë ditë të shënuar. /Sport Ekspres/
Fenerbahçe’nin Kosoval? golcüsü Vedat Muriç k?z karde?ini evlendirdihttps://t.co/OgCY2Q4yuy pic.twitter.com/1NEPh8NXWC
— DHA Spor (@dhaspor) September 7, 2020