Spanja ka vendosur t’i japë një fytyrë të re Kombëtares, teksa në listën e lojtarëve vihen re shumë emra të rinj, ndër të cilët edhe një 17-vjeçar si Ansu Fati. Sulmuesi i talentuar e ka treguar në fushën e lojës se besimi i treguar ndaj tij është i merituar. Një gol spektakolar i shënuar në mbrëmjen e sotme në sfidën kundër Ukrainës e ka futur në historinë e Kombëtares spanjolle.
Prodhimi i akademisë së Barcelonës ka treguar potencialin e tij dhe tashmë vendos një rekord të ri në librin e historisë së andaluzianëve. Ansu Fati bëhet lojtari më i ri që shënon gol me fanellën e Kombëtares së Spanjës. Vetëm 17 vjeç është mosha e tij, me shumë vite të tjera që e presin përpara për të shkruar histori dhe për të vendosur rekorde të tjera./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/MessiFC10i/status/1302688016515825664