Donnaruma edhe njëherë bëhet pjesë e polemikave, teksa rinovimi i tij me Milanin vazhdon të mbetet një çështje e hapur. Klienti i Mino Raiola po refuzon të zgjasë kontratën me “djallin”, pasi kërkon një rritje page nga 6 deri në 10 milionë euro. Kjo shifër cilësohet e papranueshme nga klubi kuqezi, sepse në këtë mënyrë prishen totalisht balancat e pagave midis lojtarëve të tjerë.
Kjo është hera e dytë që Donnaruma “luan lojëra” me Milanin, teksa në vitin 2017, kur ishte vetëm 18 vjeç, i ndikuar dhe nga fjalët e agjentit të tij, Raiola kërcënoi me mosrinovim të kontratës. Si pasojë e këtij kërcënimi, portjeri fitoi një rrogë të majme prej 6 milionë eurosh, si dhe transferoi vëllain e tij tek Milani, i cili fitonte 1 milionë euro në vit, duke qenë portieri i tretë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/