Pas një finale tërësisht zhgënjyese të luajtur kundër Teutës, atje ku mori edhe kritikat e tifozëve pas humbjes së Superkupës së Shqipërisë, Ernest Muçi nisi udhëtimin për në Austri. Jo për të mbërritur në ekipin e ri pas Tiranës, për t’ë mbrojtur ngjyrat e Shqipërisë U-21.
“Tërheqja e veshit” nga opinioni sportiv për impenjimin e pakët në përballjen e fundit me Teutën dhe qëndrimi në stol për 53 minuta te Shpresat tona, e shndërruan Ernest Muçin në të përhershmin dhe lojtarin që jemi mësuar të shohim shpeshherë.
Me hyrjen e tij në fushë u vu në dukje dëshira e madhe e lojtarit për të bërë presion ndaj kundërshtarëve për marrjen e topit, shumë më ndryshe nga 90 minutat e tij të fundit.
Puna me aftësitë që zotëron do të shpërblehej menjëherë teksa realizoi në minutën e 64 të takimit kur mori pasimin e Dobrës, duke kaluar topin poshtë këmbëve të portierit.
Gjithashtu në minutën e 87 të takimit do të shënonte një tjetër gol të bukur duke vallëzuar me topin në qendër të zonës së Austrisë, për të realizuar dopietën personale.
Një “asë nën mëngë” ky i trajnerit Bushi që ka surprizuar edhe vetë Austrinë, në momentin që po mendohej për hapjen e lojës me një gol të mundshëm që mund të realizohej, ndërsa deri në momentin që u aktivizua Muçi shifrat ishin 0-2. /Sport Ekspres/