Përpara se skenën ta rrëmbejne Kombëtaret në mbrëmje, fillimisht vëmendja do të kalojë te moshat U-21. Shqipëria ndeshet me Austrinë, ndërsa në fushë do të zbresë edhe Kosova U-21, që përballë do të ketë bashkëmoshatarët e Anglisë. Shpresat e përfaqësueses së Kosovës do të kërkojnë surprizën, për aq kohë sa edhe matematika i lejon ta bëjnë.
Dardanët momentalisht mbajnë vendi ne 3-të në grup, ku numërojnë 6 pikë, gjysmën e atyre që kanë grumbulluar deri më tani “3 luanët“ e vegjël, të cilët kanë një ndeshje më pak. Ndërkohë janë publikuar formacionet zyrtare të të dy skuadrave.
Rafet Prekazi sulmin ia beson një prej golashënuesëve më të mirë të kampionatit kosovar, Arb Manajt, që do të ndihmohet edhe nga Veliu. Ndërkohë në fushë nga minuta e parë do të jetë edhe Baftiu, talenti që shkëlqeu me Ballkanin dhe ra në sytë e shumë klubeve europiane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/