“Dua të rri, dua të rri”/ Lojtari i Francës “qan” në rrjetet sociale, kërkon që ta marrin në punë vetëm në Zvicër

Nga Klaudio Ndreca

Guillaume Hoarau është larguar nga kampionët e Zvicrës, Young Boys, ndërsa dëmtimet e shumta që e kanë shoqëruar dhe mosha që tashmë tregon shifrën “36”, e bën skuadrën kryesore të kampionatit zviceran që të hiqte dorë nga lojtari francez. Ky i fundit nuk e ka përjetuar aspak mirë këtë largim dhe kërkon me çdo kusht që të qendrojë në elitën e këtij futbolli.

“Hej djema, le të flasim. Unë dua të qëndroj, unë dua të qëndroj”, është shkrimi i Hoarau në “Instagram”, teksa fotos i bashkangjit edhe 7 klubet e elitës së Zvicrës ku dëshiron që të transferohet. Këto ekipe janë zgjedhur jo më kot prej tij pasi kanë probleme me mbrojtjen.

Më herët ky futbollist ka luajtur edhe me PSG, për të nisur një aventurë në Kinë, për t’u kthyer te Bordo dhe ku stacioni i fundit do të ishte Zvicra në 2014, ku u bë pjesë e Young Boys. Gjithashtu duke veshur edhe 5 herë fanellën e Kombëtares së Francës, por duket se shteti i Zvicrës i ka lënë mbresa të jashtëzakonshme 36-vjeçarit që nuk kërkon të largohet për asnjë arsye, madje duke dalë edhe nga vetja me postime të tilla, të cilat e ulin disi vlerën dhe seriozitetin e tij dhe karrierës që ka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *