Nga Klaudio Ndreca
Ish-drejtori i Vllaznisë, Engin Firat, mori një rezultat surprizues në mbrëmjen e djeshme duke barazuar 1-1 ndaj Kosovës. Në letër ishin dardanët favoritët kryesorë për ta fituar këtë takim, por do të surprizoheshin nga vendasit dhe arritën që të dilnin me një pikë vetëm falë golit të Kolollit, që riktheu baraspeshën.
Menjëherë pas mbylljes së ndeshjes, trajneri i Modavisë, Engin Firat, përgëzoi edhe futbollistët e tij. Me dëshpërimin e vetëm për faktin se nuk u morën tre pikët, janë motivuar edhe lojtarët në dhomën e zhveshjes duke i rritur besimin se fitorja nuk do të vonojë nëse do të vazhdohet në të njëjtën mënyrë.
“Unë doja që të fitonim sot, ishte e vetmja gjë që më bëri nervoz. E di sesa shumë donit që shënonit dhe të merrnim tre pikët sot. Vetëm se duhet të jenë pak më të qetë. E di këtë. Ashtu siç edhe i’u thashë, ndoshta nuk erdhi sot, ndoshta vjen pas tre ditësh, por do të vijë. Dhe ajo që më bënë vërtetë të lumtur është se në fushë e treguat veten se çfarë burrash jeni. Urime”, u shpreh Firat mes duartrokitjeve. /Sport Ekspres/