Mallkimi ndaj “tradhtarëve” të Shqipërise nuk do të ndalet asnjëherë. Këtë herë pjesë e kësaj tradite u bë edhe lojtari që zgjodhi të luajë me Greqinë, përpara Kombëtares sonë, Mario Vrushaj ose siç preferon ai të thirret Marios Vrousai (emri në greqisht). 22 vjeçari e ka nisur mjaft keq aventurën e tij tek përfaqësuesja e shtetit fqinj, teksa që pas debutimit të tij është bërë pjesë e dy turpërimeve. Greqia barazoi me një skuadër mjaft të dobët si Lihteshtejnit, ndërsa skuadra U-21 u masakrua me rezultatin 5-0 nga Kroacia.
Mario Vrushaj cilësohej si një nga yjet e ardhshëm të Kombëtares, ku dhe fitoi zemrat e tifozëve në 2016, teksa në një prononcim për mediat deklaroi se do të luante për vendin e tij, Shqipërinë.
“Çdo futbollist e ka ëndërr te luajë për vendin e vet. Kam lindur në Shqipëri, prandaj dua të kuaj për Shqipërinë”- ishin fjalët e Vrushaj në 2016. Por sigurisht që ambicia për të arritur sa më shpejt në majat e futbollit e la pas dashurinë për atdheun dhe tashmë Vrushaj bëhet zyrtarisht pjesë e mallkimit të “tradhtarëve”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/