Kuqezinjtë kanë zhvilluar sot stërvitjen e fundit dhe nesër në mbrëmje janë gati të nisin nga Minsku sezonin e ri të Ligës së Kombeve. Tekniku Reja ka bërë provat e fundit me lojtarët që do të hedhi në fushë kundër Bjellorusisë, ku duket se nuk do të heqë dorë nga skema e përhershme e tij.
3-5-2 do të jetë formacioni që trajneri italian do i qendrojë besnik edhe mbrëmjen e nesërme. “Supersport“ zbulon edhe 11-shen e mundshme me të cilët Reja do kërkojë fitoren. Mes shtyllave do të qendrojë Thomas Strakosha, ndërsa në 3-shen e mbrojës është Gjimshiti, Dermaku dhe Veseli, që plotëson mungesën e Ismajlit.
Ndëkohë në mesfushë krahu i djathtë i përket Elseid Hysajt, teksa në të majtë vendi pritet t’i besohet Odise Roshit, që me skuadrën e Akhmat Grozny-t ka bërë paraqitje mjaft pozitive. Në qendër të mesfushës do të jetë Bare së bashku me Gjasulën, ndërsa vendin e Memushajt, ashtu si edhe e paralajmëroi vetë Reja, me shumë mundësi do e marrë Qazim Laçi. Në të kundërt gat inga minuta e parë do të jetë Abrashi.
Sa i përket dyshes së sulmit do të përbëhet nga Cikalleshi dhe Sadiku. Të dy kanë treguar se merren vesh mirë në fushë, ndërsa lojtari elbasanas vjen pas një sezoni tejet të suksesshëm, me 13 gola të shënuara me fanellën e Malagas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/