Nga Turqi tashmë kërkojnë edhe lojtarin e Kukësit, trajneri thotë fjalën e fundit për Obanor

Të shumtë janë lojtarët që po realizojnë kalimin e tyre nga Superiorja drejt kampionateve të huaja. Destinacioni i preferuar rezulton Turqia, që kohët e fundit po i beson produktit të elitës së Shqipërisë. Këtë herë është një futbollist i Kukësit që ka rënë në sytë e kampionatit turk.

Klubi i Altay ka rënë në gjurmët e Erhun Obanor. Mbrojtësi 24-vjeçar pëlqehet nga skuadra nga Izmiri, që luan në Kategorinë e Parë të Turqisë. Megjithatë vendimi do të jetë i gjithi në dorën e trajnerit Yucel Ildiz, i cili do të thotë fjalën e fundit për Obanor. Ky i fundit është një lojtar i rëndësishëm për Kukësin dhe mbetet për t’u parë se çfarë drejtimi do të marrë në të ardhmen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *