Shpresat e Shqipërisë shkojnë të motivuar ditën e nesërme në përballjen kundër Austrisë. Alban Bushi ka vendosur të testojë skuadrën e tij përpara kësaj sfide, duke zhvilluar një takim miqësor me Akademinë e Futbollit. Trajneri i kuqezinjve të rinj mundet vetëm të buzëqeshë pas rezultatit final që u arrit ditën e djeshme.
10-0 për Kombëtaren U-21 shënonin shifrat në përfundim të takimit, duke bërë që të ndizen shpresat për nëj rezultat pozitiv kundër bashkëmoshatarëve të Austrisë. Bushi e ka bërë të qartë se kërkon vendi ne 3-të në grup dhe për të arritur objektivin duhet fitore në dy ndeshjet e radhës. Kuqezinjtë do të shkojnë të uritur në transfertën e nesërme, ndërsa 10 golat e shënuar tregojnë se dëshira dhe cilësia në ekip është e madhe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/