Ekipet nga Turqia janë “të fiksuara” pas lojtarëve të Superiores, ndërsa këtë herë ka një tjetër objektiv. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Kukësit, Obanor, që ofron siguri të madhe në prapavijë.
Mediat turke raportojnë se emri i këtij futbollisti është shënuar në listë nga ana e Altay dhe mund të bëhet një transferim i mundshëm. Por për të mbërritur në këtë pikë, pritet leja përfundimtare nga ana e trajnerit Ucel Ildiz. Ky i fundit po projekton skuadrën për sezonin e ardhshëm në ligën e parë të Turqisë, ndërsa mbetet të shihet nëse do të bindet nga ajo që ofron Obanori. /Sport Ekspres/