Luis Suarez sezonin e ardhshëm do të vishet me ngjyrat bardhezi, pasi në Itali zbulojnë se uruguajani ka arritur marrëveshjen me Juventusin. 10 milionë euro në sezon dhe një kontratë që do e mbajë të lidhur në Torino për 3 vite është ujdia e arritur mes palëve.
Ndërkohë një ish-futbollist i Juventusit ka paralajmëruar afrimin e “zonjës së vjetër” në rrjetet sociale. Klaudio Markizio ka shpërndarë një foto të tijën të shoqëruar me fjalët “Mirë se vjen shtator. Duke pritur Luis Suarez”. Gjithashtu një tjetër foto është shpërndarë nga ish-mesfushori i bardhezinjve, ku shihet duke ngrënë ndërsa shkruan “Duke pritur Luis Suarez, pjesa e dytë”. Një blerje e tillë do të rezultonte e goditur për Juventusin, që më në fund do të gjente sulmuesin “9”-sh që i mungonte./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Welcome September ??… Aspettando @LuisSuarez9 ??? ? #turin pic.twitter.com/bm62ahAQyo
— Claudio Marchisio (@ClaMarchisio8) September 2, 2020