Conte nuk duhet të kërkojë më gjatë për mbrojtës. “Sky Sports“ e bën fakt të kryer, Kolarov do të vishet zikaltër. Interi prej kohësh ka qenë në kërkim të një përforcimi për prapavijën, madje duke shkuar shumë pranë Marash Kumbullës. Negociatat vazhdaun gjatë, por shifra 30 milionë euro e kërkuar nga Verona dukej e lartë për xhepat e skuadrës nga Milano.
Kështu Interi ka vendosur të heqi dorë nga talenti shqitpar, duke kursyer në këtë mënyrë plot 29 milionë euro. “Sky Sports“ bën me dije se zikaltrit do të derdhin në llogarinë bankare të Romës vetëm 1 milioën euro, ndërsa lojtari serb do të përfitojë 3.5 milionë neto në sezon. Kontrata e firmosur është 1-vjeçare, por me të drejtë rinovimi edhe për 12 muaj të tjerë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/