Futbollistët shqiptarë që luajnë në Itali janë të shumtë, ku përmendim Kumbullën, Rrahmanin, të cilët kanë arritur ta afirmojnë veten e tyre dhe në ligën elitare. Por gjithashtu edhe një djalosh 17 vjeçar po kërkon të arrijë suksesin në shtetin fqinj. Bëhet fjalë për Eljon Toçin, i cili u transferua tek ekipi i të rinjve të Fiorentinës, që drejtohet nga ish-lojtari i kësaj skuadre, Aquilani.
Djaloshi shqiptar luajti vitin e kaluar në Serinë C ku bëri 4 paraqitje me ekipin e Sudtirol dhe menjëherë u ble nga ekipi vjollcë, që i ofroi një kontratë 3-vjeçare. Presidenti i Fiorentinës është interesuar për të rritur akademinë e skuadrës, për t’i bërë gati për Seria A. Kombëtarja shqiptare mund të ndihet me fat që shtohen lojtarë mjaft të talentuar, teksa Eljon Toçi ka inspirata gjithashtu për tu bërë mjaft i suksesshëm./Elio Hajdari-Sport Ekspres/