Italia do të ngelet përherë vendi jonë më i afërt, teksa fqinjët tanë janë treguar mjaft të dashur si me Shqipërinë, ashtu dhe me Kosovën. Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë përballë Moldavisë në Parma të Italisë, vend që ka një përqindje të lartë shqiptarësh. Për këtë arsye, mbrojtësi i Kosovs, Fidan Aliti ndiehet mjaft i mërzitur për mungesën e prezencës së tifozëve, ku shton se nëse ata do të lejoheshin do të ndjeheshin si në Dardani.
Pas ndeshjes me Moldavinë, Kosova do të luajë ndaj Greqisë në një ndeshje mjaft të vëshirë, por mbrojtësi ndihet komfort me skuadrën që bën pjesë. “Jemi një grup shumë i mirë dhe është një atmosferë pozitive. Në këto dy ndeshje me Moldavinë dhe Greqinë, shkojmë për fitore dhe duhet dhënë maksimumin. Tifozët do të na mungojnë pasi e dimë çfarë përkrahje na kanë dhënë. Jam i sigurt se sikur të ishin ata na kishin dhënë ndjenjën edhe në Itali si të luajmë në Kosovë si në gjitha ndeshjet tjera e mëhershme. Gjithsesi, vet fakti që luajmë për Kosovën është motiv i madh dhe ne e japim maksimumin”, ka thënë Aliti. /Sport Ekspres/