Klubet shqiptare janë njohur ditën e sotme edhe me kundërshtarët që i presin në turin e tretë kualifikues të Europa League, ndërsa ditën e djeshme shorti caktoi përballjet për turin e dytë. UEFA ka konfirmuar edhe datat bashkë me oraret zyrtare se kur do të luhen ndeshjet e fazës së dytë kualifikuese.
Renova është e para që do të zbresi në fushë nga klubet shqiptare, teksa në orën 15:30 do të masë forcat me Hajdukun e Splitit, ku luan Ardian Ismajli. Ndërkohë Teuta do të luajë në “Niko Dovana“ vetëm 30 minuta më vonë kundër spanjollëve të Granadas.
Shkëndija e Ernest Gjokës do të udhëtojë në transfertë kundër Botoshanit në orën 17:45, ndërsa në orën 19:00 “Elbasan Arena“ hap dyert për duelin mes Laçit dhe Hapoel Ber Shevës. Sa i përket Kukësit, verilindorët do të luajnë me Volfsburgun në orën 20:00 në “Air Albania”, në të njëjtën orë kur edhe Drita do të provojë shanset e saj në Europë. Theksojmë se të gjitha ekipet shqiptare do të masin forcat e tyre në të njëjtën ditë, më 17 shtator./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
17 shtator:
15:35 Renova – Hajduku i Splitit “FFM Training Center”
16:00 Teuta – Granada “Niko Dovana”
17:45 Botoshani – Shkëndija “Municipal”
19:00 Laçi – Hapoel Ber Sheva “Elbasan Arena“
20:00 Sileks – Drita “Teodor Proeski“
20:00 Kukësi – Volfsburg “Air Albania”