Surpriza e bukur e jetës/ “Dikur tifoz i Roshit, sot shok skuadre“, Duka ndan historinë e veçantë të talentit të Interit

Jeta është plot të parpitura dhe shpesh herë na dhuron surpriza të bukura. I tillë është edhe rasti i afrimit më të ri të Kombëtares shqitpare, Ramen Çepele. Vetëm 17-vjeç, por ka bindur Rejën të dërgojë një ftesë në adresë të tij për dy ndeshjet në Ligën e Kombeve, duke mundur konkurencën me Italinë.

Por në grumbullimin me kuqezintë fati e kryqëzon me Odise Roshin. Dikur e shihte nga televizori apo nga tribuna duke bërë tifozin për të, ndërsa sot ka mundësinë të luajë përkrahë tij. Një histori e veçantë që e ndan dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka në rrjetin e tij social./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *