Nga Klaudio Ndreca
Nëse fati i buzëqeshi kampionëve të Shqipërisë me shortin në “Europa League”, duke e kapërcyer menjëherë në fazën e “Play-Off” pa e luajtur turin e tretë, kjo nuk ka ndodhur me Kukësin. Përballja që do të kenë verilindorët në turin e dytë është “ferri”, pasi goglat e përcaktuan kundër ekipit të Bundesligës, Wolfsburg.
“Sport Ekspres” ka kontaktuar menjëherë trajnerin e verilindorëve, Skënder Gegën, për të marrë një përshtypje të parë të shortit. Sigurisht theksi u vendos në faktin se dihet më së miri vlera e kundërshtarit dhe diferenca e madhe me ekipin tonë, ndërsa takime të tilla kërkojnë me padurim që lojtarët të japin gjithçka munden nga vetja e tyre dhe pa rezerva.
“Ne u njohëm me shortin në “Europa League’. Nuk është se ishte në dorën tonë për të zgjedhur ekipin që do të përballeshim. Wolfsburgu? Është skuadër që është shumë e lehtë për t’u kuptuar se kë do të kemi përballë dhe kundër kujt do të luajmë. Do të mundohemi që të punojmë fortë, të përmirësohemi në të gjitha aspektet dhe të japim 100% nga 100% që ne mundemi ndaj skuadrës së Bundesligës”, u shpreh Gega. /Sport Ekspres/