Xhanluixhi Donaruma ka tërhequr interesin e skuadrës së Çelsin. Blutë e Londrës këtë verë nuk janë kursyer dhe kanë bërë blerje të mëdha, ku i fundit ishte Tiago Silva. Lampard dëshiron të ketë një ekip konkurues për të synuar edhe trofe sezonin e ardhshëm.
Ndërkohë Arrizabalaga duket se nuk ka më vend në portën e Çelsit dhe kjo është bërë e ditur prej kohësh. Për këtë arsye në Londër duan Donarumën. Ky i fundit ka edhe një vit të mbetur në kontratë dhe nuk ka pranuar të rinovojë ende.
Prandaj Milani mund të vendosi ta shesë për të mos e humbur me parametra 0 një vit më pas, duke pasur parasysh se me merkaton e bërë deri më tan inga Çelsi, një shumë e majme mund të përfundojë në arkat e kuqezinjve. Është “Football Insider” ai që bën me dije për një interesim të tillë, ndërsa shton se në ofertë mund të përfshihet edhe Kepa Arrizabalaga./Halit Delibashi-Sport Ekspres/