Mposhti Juventusin dhe Sitin në Champions League, lojtari Lionit rezulton me COVID dhe humbjet Kombëtaren

Lojtari i Lionit, Housem Aouar, ka rezultuar pozitiv me Koronavirus, duke humbur kështu ndeshjet me Komëbtaren franceze, praktikisht përballë Suedisë dhe Kroacisë. Edhe pse në dy testet e mëparshme e gjithë skuadra e Lionit kishte dalë negativ, Aouar kishte shfaqur simptomat përkatëse të COVID-19.

Për këtë arsye lojtari do të duhet të izolohet në shtëpi deri në shërimin e plotë. Housem Aouar shkëlqeu me ekipin e Lionit, duke qenë lojtari kryesor në ndeshjet përballë Mançester Sitit dhe Juventusit, në të cilën ai dhe shokët e tij dolën triumfues. Këtë verë francezi është përfolur edhe për një kalim tek “Zonja e Vjetër”./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *