Analiza taktike/ Dora e Gegës dihet menjëherë te Kukësi, Kuper e bën Shkurtajn të harrohet

Analiza taktike e bërë nga Sport Ekspres nga Oltijon Kërnaja për ndeshjen Kukesi- Slavia e Sofies.

Kukësi – Slavia e Sofies. Trajner i ri, Kukësi i ri, më shumë ndryshime në formacion, në rreshtim. Kukësi vinte me problemin më të madh, nuk kishtë zhvilluar asnjë ndeshje miqësore për të testuar lojtaret dhe modulin e ri. Cooper- e vazhdon ashtu siç e mbylli kampionatin, me gol. Në Premier! Kukës bindës në lojë.

Verilindorët vinin me rreshtimin

1-4-1-4-1

Xhika

Maliqi-Horiç-Obanor-Musta

Telushi

Gavazaj-Musolli-Limaj-Rroca

Eze

Slavia

1-4-5-1

Stergiakis

Papadiyn-Gamakov-A.Hristov-Patev

Stoev-Krastev-valchev-Karabelyob-Krastev

Rangelov

Kukësi vinte në premierën e parë pikërisht në Europë. Trajneri Gega kishte bërë ndryshime rrënjësore. Në vitet e fundit ishim mësuar të shikonim Kukësin me rreshtime 1-4-3-3 dhe 1-4-2-3-1.

Gega mendonte ndryshe, ti jepte stabilititet ekipit me rreshtimin 1-4-1-4-1, ku balancat mes repartit të mbrojtes dhe mesfushës t’a bënte “ushtar” Telushi. Ndërsa katërshja që vepronte pas shpinës së Eze-së kishin detyra të qarta. Kapiten Musolli do bënte qarkullimin e topave, ndërsa Rrocaj do bënte vertikalizimin e topave për Vesel Limaj në një super ndeshje dhe për E.Gavazaj. Ndërsa Eze duhej të krijonte hapësirat për shokët, por që nuk ja arriti thuajse asnjë herë.

Tek Kukësi dallohej qartë dora e trajnerit! Lojtarët debutues si Horiç- Telushi -Eze ishin shkrirë me grupin, por edhe debutuesit e rinj si Gashi- Z.Gavazaj u treguan në lartësinë e duhur. Sigurisht, si ndeshje e parë që zhvillonin, do kishte edhe gabime, si rastin e golit! Mosmarrëveshje për mënyren e rreshtimit mes Musolli-Horac-Obanor, solli golin e Slavias. Por ekipi përsëri mbizotëroi në gol me një sulmues tipik, nëse s’do ketë probleme me dëmtimet. COOPER do bëjë që Shkurtaj të harrohet shpejt. Kampionati i ardhshëm me Tiranën, Kukësin, Teutën, Laçin dhe ndoshta Partizanin, do jetë një kampionat shumë i luftuar!/Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *