Uefa shpall lojtarët më të mirë në Champions, Ronaldo nuk është as në vendin e 23-të

Uefa Champions League këtë vit u fitua nga Bajern, i cili arriti të rikthehej tek ky trofe vetëm pas 7 vjetësh. Bavarezët ishin të pandalshëm në këtë kompeticion, teksa shaktërruan Çelsin, Barcelonën dhe Lionin.

Skuadra gjermane arriti një rekord absolut, teksa fituan çdo ndeshje të mundshme që nga faza e grupeve deri në finale ndaj PSG.

Ditën e sotme Uefa ka publikuar 23 lojtarët më të mirë të këtij sezoni, ku sigurisht dominojnë ata  të Bajernit të Mynihu, PSG-së, por edhe disa lojtarë të Lajpzigut, Atalantës dhe Lionit. Çuditërisht Kristiano Ronaldo nuk bën pjesë në këtë listë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *