Mirlind Daku është rikthyer sërish në radhët e Osijekut pasi ka përfunduar periudhën e huazimit te Ballkani. Sulmuesi, që deri në janar ka mbajtur veshur fanellën e Kukësit, habit në një deklaratë të dhënë për “Koha“. Kur të gjithë kërkojë largimin në kampionatet Europiane, Daku shpreson të rikthehet sërish në Kosovë te Ballkani. Sipas tij skuadra nga Suhareka do të mbërrijë në nivelin e Skënderbeut, si dhe do të jetë një ekip më i fortë se Osijeku.
“Ballkani është në ngritje dhe besoj që do të bëhet më i fortë se Osijeku, sepse në klub janë duke u fokusuar në lojtar të rinj. Jam i bindur se do të bëhet i fortë si Skënderbeu në kohën më të mirë që e ka pasur“, është shprehur Mirlind Daku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/