Presidenti i izraelitëve u shndërrua në “përbindësh”, Teuta i shkarkon trajnerin Betar Jerusalemit

Nga Klaudio Ndreca

Vetëm çështje orësh ishte largimi i trajnerit të Betar Jesuzalemit pas eliminimit nga Europa, pasi humbën me shifrat 2-0 ndaj Teutës. Përtej dështimit në Shqipëri, ajo që ra në sy ishte edhe loja tërësisht e dobët e kundërshtarëve të durrsakëve, që vinin me petkun e favoritit absolut për të kaluar në turin tjetër.

Ndërkohë burimet pranë klubit të Betarit janë shprehur për mediat në Izrael se presidenti i skuadrës ishte personi që e priti më keq nga çfarë mund të imagjinohej këtë eliminim. “Ishte më nervoz se zakonisht. Nuk ndalonte së kritikuari ekipin. Gjithmonë zemërohet pas humbjes, por dje kemi parë diçka krejtësisht tjetër. Ishte një tronditje e madhe”.

Menjëherë në mëngjesin e sotëm presidenti i ekipit i ka komunikuar trajnerit Roni Levy shkarkimin nga detyra, pasi është etiketuar si një turpërim mënyra sesi është eliminuar në Europë. Vendimi ka marrë formën zyrtare, ndërsa Levy ka falënderuar klubin për mundësinë e dhënë deri në këtë periudhë. Ky është shkarkimi i dytë i trajnerëve të huaj nga detyra pasi luajnë me ekipet shqiptare, ndërsa fillimisht ishte Tirana që la pa punë teknikun e Dinamo Tbilis. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *