“Mungon Broja? Është për Shqipërinë A”, Alban Bushi komenton listën: Lojtarët e Superiores po përballojnë më të fortët

Alban Bushi ka folur përpara dy takimeve që Shqipëria U-21 do të ketë përballë Austrisë dhe Andorrës. Një listë që ndryshon nga herët e tjera pasi shihet përfshirja e shumtë e futbollistëve të Superiores, të cilët janë ndërthurur me zgjedhjet më të mira të mundshme që mund të vinin nga jashtë.

Sipas asaj që raporton “Supersport” është folur edhe për mungesën e Brojës. Trajneri Bushi e ka thënë saktësisht se sulmuesi i Viteshes është i afirmuar tashmë dhe po pret kalimin te Shqipëria A. Gjithashtu theksi vendoset te lojtarët e Superiores të cilët po përballojnë rivalët më të fortë në letër.

“Kemi 2 ndeshje shumë të rëndësishme, si me Andorrën ashtu edhe me Austrinë. Disa lojtarë nuk janë në formën maksimale, për shkak të situatës së pandemisë. Jemi munduar të bëjmë më të mirën. Kemi marrë shumë lojtarë që mund t’i përdorim për sezonin tjetër, të datëlindjes 2000-2001.

Mungesa e Brojës? Kemi shumë sulmues dhe kemi parë për sulmues që do të na duhen për të ardhmen. Broja është lojtar i afirmuar dhe mund të jetë pjesë e Kombëtares A në 2 ndeshjet e radhës.

E kemi furnizuar ekipin e parë, por edhe ata që kemi marrë kanë bërë paraqitje të mira. Ekipi ka qenë kompetitiv. Lojërat kanë qenë të mira, por rezultatet kanë munguar. Duam vendin e tretë në grup. Austria ka ekip të mirë, 7-8 lojtarë të tyre luajnë në Champions. Jam i bindur se do të luajmë fort dhe do të marrim rezultat. Me Andorrën duhet të fitojmë prej objektivit tonë.

Testet për COVID-19? Kemi problem me lojtarët, për shkak se kanë ndenjur me lojtarë me COVID, si Çokaj dhe Mersinaj që janë në karantinë. Shpresoj që Mersinaj të na vijë, Çokaj nuk vjen dot. Është diçka jo e mirë për ekipin tonë, pasi është një nga lojtarët kryesore. Kemi bërë një test sot dhe do të bëjmë edhe një tjetër. Shpresoj të mos ketë të infektuar”.

Lojtarët nga Superiorja? Më i miri duhet të vijë. Kur janë njësoj, pse të mos marrim nga kampionati ynë. Janë lojtarë formacioni, siç janë të Laçit dhe Tiranës. Kukësi nuk ka të rinj. Jam i gëzuar që Superiorja ka të rinj. Po përballojnë kundërshtarë më të fortë në letër. Ata që kemi marrë janë për sezonin e ri dhe do të kemi ekip të fort”, u shpreh Bushi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *