Ekskluzive/ “Me pak fat e kalojmë edhe një tur”, ylli i momentit te Teuta: Të shkruajmë historinë…

Nga Klaudio Ndreca

Lorenzo Vila, është ky ylli i momentit te Teuta që nuk ka zhgënjyer as në Europë, pas paraqitjeve fantastike që ka zhvilluar në Superiore gjatë sezonit që lamë pas. Sa herë që durrsakët kërkonin pak frymëmarrje nga aksionet e shumta të ekipit izraelit gjatë ditës së djeshme, Vila kishte gjithë guximin për “të vallëzuar” me topin dhe të fitonte një faull, që gjatë atyre momenteve ka vlerë të jashtëzakonshme.

Padyshim lojtari më i mirë që ka Teuta dhe “asi nën mëngë” i prodhuar nga vetë Martini, që i dha besim të madh për t’u shprehur në fushën e lojës. Në një intervistë për “Sport Ekspres”, Vila shprehet se gjëja më e mirë që ka bërë kjo skuadër është fakti se nuk ka prekur grupin e lojtarëve, ndërsa mendon se me pak fat mund të kalohet edhe një tur tjetër në Europë.

Më parë duke luftuar për një vend titullari, për t’u shndërruar në një yll produkt të Superiores dhe për të bërë diferencën edhe në Europë. Sa e vështirë ka qenë për ty sa dhe vetëbesim ke fituar pas gjithë vlerësimeve për performancat e zhvilluara?

Kam punuar shumë për këtë ditë, kam ulur kokën. Profesor Martini më ka dhënë besimin për t’u shprehur në fushë. Shpresoj që i’a kam shpërblyer dhe do të vazhdoj që t’ia shpërblej akoma edhe më shumë.

Kualifikimi me ekipin izraelit. Çfarë do të thotë për Teutën dhe si je ndierë nê fushën e lojës?

Ndeshja ishte përgatitur në mënyrë mjaft të mirë. Luanim kundër një ekipi që është ndër më të mirat në elitën e Izraelit. E dinim që përballë kishim një kundërshtar shumë të fortë, por me pak fat ia dolëm me sukses. Në fushë jam ndierë shumë mirë, mundohem gjithmonë që të ndihmojë shokët e ekipit kur janë në vështirësi dhe t’i jap frymëarrje ekipit në momente të vështira.

E kishit marrë disi me frikë ndeshjen apo kishit bindje se do të kalonit më tej?

Ne në fushë hyjmë gjithmonë me kokën lart dhe duke ditur që edhe grupin e kemi ruajtur, ishim të bindur që do të bënim më të mirën në këtë takim dhe ia arritëm qëllimit që kishim vendosur.

Duke parë grupin e lojtarëve tuaj, sa larg mund të mbërrini në Europa League?

Me pak fat në short mund të kalojmë edhe një tur tjetër. Gjëja më e mirë që na ka ndodhur është që kemi ruajtur grupin e futbollistëve.

Do ta shohim Vilën sërish me Teutën apo do të bëni kalimin e shumëpritur pas Europës?

Me këtë çështje po merret klubi. Unë do të bëj maksimumin tim për qytetin tim të lindjes dhe të shkruajmë historinë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *