A mund të përsëris Tirana suksesin e Skënderbeut? Kjo është pyetja që i është shtruar edhe Tefik Osmanit pas përballjes që bardheblutë kanë pasur ndaj Crvena Zvezdës. E këtu flitet për një kualifikim në grupet e “Europa League”, hap ky që korçarët e kanë bërë të mundur më herët.
Tefik Osmani në prononcimin e tij për “Report TV” u shpreh se ky objektiv është i vështirë për t’u arritur me vitin e parë. Por nga ana tjetër i lë një vend një mrekullie, duke thënë se grupi i lojtarëve të Tiranës mund të bëj çudira.
“Nuk është e lehtë që në vitin e parë që të marrësh pjesë në Champions League dhe të arrish objektivin. Të futesh në grupet e Champions apo Europa League. Por me lojën që kemi zhvilluar kam shumë besim që ky grup lojtarësh të bëjë çudi”, u shpreh Osmani. /Sport Ekspres/