Zyrtare/ Një tjetër lojtar i Kombëtares U-21 vishet bardheblu, Tirana zyrtarizon afrimin e ri

Tirana vijon me përforcimet në merkato. Bardheblutë vijojnë të pasurojnë organikën, teksa përpara i presin ende ndeshjen në arenën europiane, ku do të synojnë pjesëmarrjen në grupet e Europa League. Ermi i radhës që vishet bardheblu është Shaqir Tafa. Pas Tolit, një tjetër talent i Kombëtares Shpresa firmos për kampionët e Superiores. Lajmin e zyrtarizon vetë klubi, që me anë të faqes zyrtare njofton se mbrojtësi shqiptar ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Tiranën.

“Shaqir Tafa është zyrtarisht bardheblu! Qëndërmbrojtësi ka firmosur kontratën që e bën pjesë të Tiranës për dy vitet e ardhshme. Talenti i moshave U21 të kombëtares shqiptare vjen si një përforcim me vlera per skuadrën. Pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme, Tafa është gati t’i bashkohet ekipit. Ne i urojmë suksese me fanellën bardheblu”, bën me dije klubi i Tiranës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *