Analiza taktike/ Lika ka faturën e fajit, Tirana më afër grupeve në Europa League

Analiza taktike e bërë nga Sport Ekspres nga Oltijon Kërnaja për ndeshjen Tirana-Zvezda

Tirana -Cervena Zvezda! Aromë Champions league.

Tirana ju tremb emrit të ekipit jugosllav, historisë së dikurshme të ekipit Serb. Tirana, vuajti mungesën e Ngo, ose lojtarëve të tjerë të premtuar në merkato. Vuajti mungesën e lojtarëve në stol, ku nuk kishte asnjë mesfushor qendre. Tirana vuajti edhe nga egozimi i Cobina. Tirana vinte me të njetët lojtar përvec Ismajlgecit të dëmtuar, por me një rreshtim pak më të tërhequr. 1-4-1-4-1, Lika në portë Troshevski-Najdovski-Vangjeli-Hoxhallari Celhaka Cobina-Batha-Torasa-Cale dhe i vetëm në sulm Muçi.

Ndërsa Ylli i kuq, 1-4-2-3-1, Borjan Gobelji?-Milunoviç-Pankov-Degenek Nikoliç-Sanogo Katai-Kanga-Spiridonovic Tomane. Tirana ashtu edhe sikur në Gjeorgji, vuante nga goditjet standarte! Disa hera mungesa e shtatëlartësise sa lojtarave, disa hera keqvendosja në mbrojtje e mbrojtjes, po ashtu edhe hezitimi i portierit për të zotëruar zonën e vetë. Tirana duke u nisur nga emeri i ekipit  serb, e nisi ndeshjen në mbrojtje, duke lënë të vetëm sulmuesin e talentuar Muçi. Por ekipi Serb nuk ishte ai që duhej trembur , të vetmen pikë te fortë, që ishin mbizotërues ndaj Tiranës, ishin goditjet standarte. Dhe pikërisht nga një goditje këndi vjen goli, ku mbrojta ishte e keqvendosur, 3 lojtarë serb ishin të pa mbuluar brenda zonës së 5 metërshit, ku portieri Lika ka pjesën e tij të fajit , që nuk doli të zotëronte një top të lexueshem!

Tirana vuajti pjesen ofensive. Mungesa e Ngo, që këtë ndeshje do ishte vendimtar, ose e blerjeve të reja nga afrika! Përforcimet e ekipit për këtë ndeshje duheshin! Muci nuk mund të bëj një repart i vetëm, pavaraisht që zhvilloj një ndeshje të madhe. Tirana duhët te zëvendesojë sa më shpejt të larguarit, sepse në të jesh në Champions League dhe mos të kesh asnjë mesfushor qendre për të zëvendësuar njërin nga Celhaka-Batha-Cale…

Lika – Këtë ndeshje duhej të ndihmonte ekipin në goditjet standarte! Nuk e zhvilloi.

Najdovski – I fort në dyluftime por sa shumë gabime në vendosje dhe në pasimet e thjeshta. Tek goli nuk e dimë ku ishte.

Vangjeli – Ndeshje pozitive, por vuajti shumë centimetrat e serbëve, më mirë do ishte të luante në krah këtë ndeshje.

Toshevski – Ndeshje me ritëm të mirë nga maqedonasi, por duhet të marri përsipër në pjesën ofensive.

Hoxhallari – Jo në maksimumin e tij, shumë faulle të pa nevojshme. Tek goli i pësuar edhe ai fajtor, së bashku me Najdovskin dhe Likën. Mëkat , ajo super goditje nga faulli.

Celhaka – I kudondodhur gjatë gjithë ndeshjes në pjesën difensive! Duhet të marri pak më shumë metra, të nxjerri ekipin përpara.

Batha – Me një qetësi olimpike, disa herë edhe e tepruar. Duhet të guxonte më shumë në ofensivë. Por shumë topa të humbur nga ai.

Torasa – Luante më mbrapa dhe nuk është pozicioni i tij. E vështirë 90 minuta mos të bëjë një goditje në portë. Duhet të luaj më afër Muçit.

Cale – Dëmtimi në minutat e para nuk e la të zhvillonte një ndeshje normale. Por rrezik  kostant me shpejtësinë e tij dhe driblimet ndaj serbëve.

Cobina – Tipik lojtar individualist. Kërkon lavdinë personale para atyre të ekipit. Situata të tilla i kanë ndodhur edhe gjatë kampionatit. Shumë topa të humbur, asnjë dyluftim i fituar… Ndërsa ai rast i humbur, duhej pasuar tek Muçi.

Muçi – Vrapoi, sulmoi, goditi me të majtën dhe të djathtën, në fillim i frikësoi me të djathtën, ndërsa ajo shtylla me të majtën. Nese do ishte gol, kartoni i tij do kapte vlerën 1 milion Dollar.

Zëvendësimet – Asnjë shenjë. Tirana duhet të besojë më shumë tek cilësitë dhe aftësitë e ekipit. Nëse Tirana arrin të tranferojë 2 lojtarë ofesiv me cilësi, atëherë grupet e Europa league s’duhet të jenë endërr! /Sport Ekspres/

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *