Andrea Pirlo është duke bërë përgatitjet e fundit përpara nisje së sezonit të ri dhe duket se 41-vjeçari do të formojë një skuadër të re, duke larguar lojtarët që nuk i përshtaten skemës së tij. Një nga emrat e sigurtë që do t’i japë lamtumirën skuadrës bardhezi është Gonzalo Higuain.
Andrea Pirlo e ka qartësuar argjentinasin se nuk bën pjesë në projektin e tij dhe do t’i duhet të gjejë një skuadër të re. Këtë gjë trajneri Andrea Pirlo e ka ndarë edhe me publikun gjatë një konference për shtyp.
“Kam folur hapur me Higuain. Është një lojtar i madh që ka dhënë shumë për Juven por ciklet fillojnë dhe mbarojnë. I kemi thënë që nuk bën më pjesë në planet tona dhe që rrugët duhet të ndahen.”- u shpreh Pirlo.
Gjithashtu foli edhe për Khediran, për të cilën tha se do të mendojë më vonë pasi të kthehet nga dëmtimi: “Khedira është i dëmtuar. Kur të rikthehet do të bisedojmë me të dhe do të shohim”./Elio Hajdari-Sport Ekspres/